Forcat e Armatosura, të angazhuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin

Forcat e Armatosura, të angazhuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë më intensitet të lartë angazhimin në shuarjen e zjarreve në disa qarqe të vendit.

Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, vetëm gjatë muajit korrik, Forcat e Armatosura janë angazhuar në 19 operacione për shuarjen e zjarrit në qarqe të ndryshme të vendit, ku kanë marrë pjesë 584 efektivë dhe janë përdorur 44 mjete.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme Forcat e Armatosura angazhuan 133 trupa dhe 10 mjete të Forcave Tokësore dhe të Komandës së Mbështetjes në qarkun e Vlorës, kryesisht në pyjet e Konispolit ku efektivët e Batalionit III të Këmbësorisë në Poshnje, kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë muajit korrik efektivët e FA janë angazhuar në operacione për shuarjen e zjarreve në Cakran të Fierit; Bushat, Postribë dhe Barbullush të Shkodrës; Vadhiz të Fierit; Poshnje të Beratit; Tepelenë, Gjirokastër, Dropull, Klos, Konispol dhe Burrel.
Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri për t’u angazhuar në çdo situatë të krijuar nga zjarret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy