
Policia në Indi ka arrestuar bashkëthemeluesin e një faqeje online për kontrollin e fakteve, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Narendra Modi
Mohammed Zubair, gazetar i AltNews është akuzuar për fyerje të besimeve fetare në Tëitter, tha një rrjet i organizatave mediatike.
Liderët e opozitës dhe gazetarët e kanë dënuar arrestimin.
Ata thanë se ishte një përpjekje e qartë e qeverisë hindu-nacionaliste për të shtypur ata që ekspozojnë gjuhën e urrejtjes.
Zubair theksoi kohët e fundit komentet e një zëdhënësi të Partisë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP) që dyshohet se fyente Profetin Muhamed gjatë një debati televiziv. Tëeet-i i tij u shpërnda gjerësisht dhe bëri që disa vende myslimane të bënin protesta të forta.
Javët e fundit, nacionalistët hindu kanë tërhequr vëmendjen ndaj komenteve të kaluara të bëra nga Zubair dhe kërkuan që ai të ndiqej penalisht për lëndimin e ndjenjave të tyre fetare.



