
Pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës në Tiranë, policia ka filluar shoqërimet në komisariat të personave që dyshohen se kanë kryer veprime të paligjshme gjatë protestës. Në polici janë shoqëruar mbi 40 persona lidhur me protestën. Numri i tyre sa vjen e rritet.
Ish-deputetë të PD-së kanë kërkuar të takohen me përfaqësues të policisë, por nuk kanë marrë asnjë takim.
Pritet, që të shoqëruarve t’u komunikohen akuzat përkatëse.



