Katër gazetarë të lajmeve në BBC pranuan pagesa më të ulëta pas zbulimit të pabarazisë në paga me koleget femra.
Jeremy Vine, John Humphrys, Huw Edwards, Jon Sopel dhe Nicky Campbell kanë rënë dakord për reduktimin e pagave të tyre.
Masa vjen pas dorëheqjes së Carrie Gracie-s nga posti i redaktores së Kinës në shenjë proteste për pabarazinë në pagë me kolegët meshkuj në vende të tjera të botës.
Një auditim i pavarur në lidhje me barazinë në paga në BBC pritet të publikohet vitin e ardhshëm.



