Ushqimet në verë/ Xheka: Domaten mos e fusni në frigorifer. Saliaga: Bulmeti dhe mishi duhet të ruhen në temperaturë 0-4°C

Ushqimet në verë/ Xheka: Domaten mos e fusni në frigorifer. Saliaga: Bulmeti dhe mishi duhet të ruhen në temperaturë 0-4°C

Vera është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta, por gjatë kësaj kohe, ushqimet mund të bëhen një vatër bakteresh që shumohen shpejt dhe mund të shkaktojnë helmime, nëse nuk i ruajmë siç duhet.
Fermeri Artur Xheka, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, këshillon amviset që ruajtja e fruta-perimeve gjatë verës dhe jo vetëm, mund të bëhet përmes konservimit.
Ai u ndal te domatja, për të cilën sugjeron që të mos e fusim në frigorifer.

Duhet të ndajmë ruajtjen e fruta-perimeve në dy kategori: afatshkurtër dhe afatgjatë. 

Natyra na ka dhënë me bollëk fruta dhe perime në disa periudha të vitit, që mund t'i shfrytëzojmë dhe t'i konsumojmë kur nuk i kemi në stinë. 

Për shembull, domatja tani është në bollëk dhe është e rëndësishme ta ruajmë për muajt e dimrit, në mënyrë që të mos kemi domate me probleme gjatë periudhës kur ato nuk janë në sezon.
Mënyra më e mirë, më e përdorur dhe tradicionale për konservimin e fruta-perimeve është: bëni reçel, komposto, salca, turshi, ose i thajmë për ruajtje afatgjatë. Kur janë fruta, i konservoni me sheqer, ndërsa për perimet, përdorni më shumë kripë. Ka mënyra të pafundme për t'i ruajtur.

Në lidhje me domaten, Xheka shpjegon se ajo humbet shijen kur ruhet në frigorifer. 

Kjo sepse, pas këputjes nga dega, domatja vazhdon procesin e pjekjes, por kur e fusim në frigorifer, ndërpritet ky proces dhe humbet shija. 

Prandaj, domatja duhet të ruhet në vend të freskët dhe të thatë, jo në frigorifer.
Domatja ka një jetëgjatësi prej 7-10 ditësh pas këputjes, dhe është e rëndësishme që të konsumohet në këtë afat. 

Nga ana tjetër, sipërmarrësi Marian Saliaga, informon për produktet e tjera si bulmeti dhe mishi, të cilat duhet të ruhen në frigorifer në temperaturë 0-4°C gjatë verës.

Për bulmetin, duhet të ruhet patjetër në frigorifer, por shumë herë frigoriferët e përdorur nuk kanë temperaturën e duhur, që duhet të jetë 0-4°C. 

Nëse temperatura është mbi 4°C, siç ndodh shpesh kur arrin deri në 7-8°C, atëherë bulmeti mund të prishet.
Djathi duhet të ruhet gjithashtu në kushte të tilla që të mund ta konsumoni në pjesë të vogla dhe të mbani pjesën tjetër në qese vakumi.

 P.sh., mund ta ndani në pjesë prej 150 gramësh dhe të ruani pjesën tjetër të paketuar në vakum.
Nëse kosi është i mbyllur mirë, mund të qëndrojë edhe 2-3 ditë më gjatë.

Për mishin, Saliaga sugjeron që, në momentin që e blini, duhet të keni sigurinë se do ta konsumoni brenda dy ditësh, duke e ruajtur gjithmonë në 0-4°C. 

Nëse planifikoni ta ruani më gjatë, mishi duhet patjetër të futet në ngrirje, veçanërisht mishi i pulës, që nuk duhet të ruhet më shumë se dy ditë në temperatura të tilla pa rrezikuar cilësinë.
Mishi mund të ruhet në ngrirje deri në 6 muaj, pa humbur vlerat e tij ushqyese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy