“Nëse Vuçiç zgjedh Rusinë, gabim historik si Millosheviç” (VIDEO)

“Nëse Vuçiç zgjedh Rusinë, gabim historik si Millosheviç” (VIDEO)

‘’Nëse Vuçiç zgjedh Rusinë, do të jetë gabim historik ashtu siç bëri Millosheviç”. Kështu ka thënë për MCN analisti i njohur serb Dushan Janjiç. Sa i takon dialogut, ai thotë se Vuçiç dhe Kurti nuk janë të interesuar për përparim, ndaj si zgjidhje sheh që ky proces t’i besohet Biden dhe Johnson.

Në fakt, lufta  në Ukrainë është problem kryesor mes Rusisë dhe BE, për shkak të kufijve. Por mbrapa kësaj kemi lëvizjet e forta që po bëjnë si SHBA, Rusia dhe BE.

Po ashtu qëndrimet nga gjitha bota, Australia, Kina, Japonia, tregojnë që globi është në një situatë të keqe dhe politikat do të ndryshojnë rrënjësisht.

Në fjalimin e inaugurimit, Vuçiç përmendi disa pika, por mesa duket nuk ka ende një strategji për tu përballur me problemet. Thjesht po ble kohë dhe po pret momentin për të manipuluar. Ndoshta nga mesi i mandatit do të zbulojë një strategji për reagimin e Serbisë. Ai premtoi se do të ketë stabilitet. Stabiliteti sipas Vuçiç është paqe pa mbajtur anën. Tani çështja është nëse nuk mban anë apo krah, atëherë ekziston rrezik i madh që të   errësosh historinë e vendit.

Ne do të presim, shpresoj që Vuçiç të mos përsërisë gabimet e Millosheviç në vitet 90 dhe në fund të përfundojë në krahun e Rusisë si atë kohë dhe veçanërisht sot të jesh në anën e Putin je në anën e humbësve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy