Rodrigo Duterte premton se nuk do të përdorë më fjalë të pista. Në fakt, më shumë s enjë premtim publik, ai thotë se ky është një premtim që i ka bërë Zotit. Pasi ka fyer liderë botërorë si Papa Françesku dhe Barak Obama, presidenti filipinas thotë se i ka premtuar Zotit që nuk do të flasë më në atë mënyrë.
Ai thotë se këtë vendim e ka marrë gjatë një udhëtimi me avion për në Japoni.
“Ndërsa të gjithë po flinin, unë dëgjova një zë që më tha: Nëse nuk e lë përdorimin e fjalëve të pista, do të rrëzoj avionin. E pyeta se kush ishte dhe mu përgjigj: Zoti”, tha ai.
"Që nga ajo ditë i premtova Zotit dhe popullit filipinas që nuk do të përdor më as fyerje dhe as fjalë të pista", shton ai.



