“Skifterat me karroatrec”, moda e re e vjedhjeve në Tiranë (VIDEO)

“Skifterat me karroatrec”, moda e re e vjedhjeve në Tiranë (VIDEO)

 “Alo Karroatreci, eja pak se më është prishur makina ta dërgojmë në servis”. Skema e re e skifterëve për të vjedhur automjete, motorë e sende me vlerë në rrugët e Tiranës.

Alo, Karroatreci? Ejani pak ju lutem tek rruga “Hoxha Tahsim” se më është prishur makina.

Me këtë telefonatë Eduard Bardho 38 vjeç nga Mamurrasi, por banues në Tiranë, kishte ndërtuar një plan për të vjedhur makina e motorë të parkuara rrugëve të Tiranës e për t’i shitur ato më pas për pjesë këmbimi.

Nga hetimet ka rezultuar se i riu që shihni në pamjet që sjell “FactCheck” më 27 Prill 2023 ka vjedhur me skemën e karroatrecit fuoristradën në pronësi të shtetasit T.N.

Hetimet disa javore të policisë së Komisariatit numër 1 kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar të vjedhjes si dhe të procedojnë e bashkëpunëtorin e tij.

“FactCheck” mëson se automjeti është gjetur nga policia dhe po ndiqen procedurat e kthimit tek pronari i dëmtuar.

Bardho rezulton se para kësaj vjedhje është përfshirë edhe në një tjetër rast ku ka shitur motomjetin e punës duke përfituar paratë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy