“Ky është i madhi, i dashuri…”/ Nxënësi Almir Saliuku sqaron videon virale me Halil Kastratin: U keqinterpretua

“Ky është i madhi, i dashuri…”/ Nxënësi Almir Saliuku sqaron videon virale me Halil Kastratin: U keqinterpretua

Nxënësi Almir Saliuku ka sqaruar videon virale ku shfaqet së bashku me Halil Kastratin, duke theksuar se ajo është keqinterpretuar.

I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, Saliuku u shpreh se videoja është realizuar para katër vitesh dhe i ishte kushtuar humanizmit të hoxhë Halil Kastratit. 

Sipas tij, me kalimin e kohës, videoja ka marrë një konotacion krejt tjetër nga ai fillestar.

Përballë kësaj që është bërë virale tani, nuk po ndihem mirë, sepse e kam realizuar në një kontekst tjetër dhe është marrë ndryshe. 

Videoja është bërë para katër vitesh dhe më vjen keq që u keqinterpretua. Nuk ishte aspak për atë qëllim dhe monologu është keqkuptuar. 

Filimisht e kam përjetuar keq faktin që pamjet janë përdorur për meme dhe janë shpërndarë në rrjete sociale me interpretime të gabuara.

Është qesharake që videot e mia janë marrë dhe janë kthyer në meme. 

Nuk doja që publiku ta keqinterpretonte atë video dhe figurën e Halil Kastratit në këtë mënyrë. 

Pas viralitetit nuk ka pasur komunikim me Halil Kastratin dhe se nuk kam bërë asgjë që të justifikojë interpretimet negative.

Komentet më kanë prekur shumë, por unë do të vijoj planet e mia në aktrim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy