Reshjet, Jaku: Problem më i madh se përmbytja është rrëshqitja e dherave

Reshjet, Jaku: Problem më i madh se përmbytja është rrëshqitja e dherave

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rrëshqitjen e dherave, i cili në qarkun e Lezhës rezulton një shqetësim më i madh se përmbytja. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku, u shpreh se për shkak të rrëshqitjes së dherave janë evakuuar 28 familje.

Janë 28 familje të evakuuara për shkak të rrëshqitjes së dherave. Ky është problemi më i madh që na është paraqitur. Nuk jemi në situatën kur ky numër do të rritet. Ata janë sistemuar pranë njerëzve të tyre. Katër familje janë sistemuar nga Bashkia Kurbin dhe Lezhë”, tha ai.

Jaku u shpreh se përgjatë dy ditëve të fundit, në qarkun e Lezhës ka pasur një nivel rekord reshjes, që e kanë vënë në provë infrastrukturën ujore.

Prej afro dy orëve ka ndërprerje të reshjeve. Kjo e favorizon situatën. Jemi prej dy ditëve në situatë emergjence. Në 35 orë janë 180 mm reshje. Kjo e vë në vështirësi infrastrukturën ujore në tërheqjen e ujërave. Kësaj i shtohet një sasi e madhe shkarkimesh nga HEC-et”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy