Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të shtune.
Aksi që sjell Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit tashmë është i hapur për të gjithë udhëtarët, ka bërë të ditur ministrja e turizmit Mirela Kumbaro.
U tha, u bë! Mirëmëngjesi, me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.
Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare.
Ky aks i ri rrugor u mundëson qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin jugun e vendit, që të bëjnë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.



