
Data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po negociohet mes katër datave të propozuara, 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti.
Këto propozime u dhanë në një takim që pati presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike.
Kemi ftuar partitë politike për të shprehur qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve.
Sipas ligjit janë katër data 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti.
Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre datave. Kishte preferenca.
Disa parti preferuan 26 janarin, katër tjera 9 shkurtit, 2-3 të tjera 16 shkurtin dhe të tjerat nuk kishin preference.
Osmani tha se janë brenda afatit të konsultimeve, por se nga data 26 korrik presidentja fiton të drejtën të shpallë datën e zgjedhjeve dhe se presidenca do të bëjë publike datën e zgjedhjeve.



