Suksesi i Kupës së Botës dhe ulja e popullaritetit të Vladimir Putinit

Suksesi i Kupës së Botës dhe ulja e popullaritetit të Vladimir Putinit

Franca fitoi Kupën e Botës në stadiumin Luzhniki në Moskë të dielën në mbrëmje, por kamerat u fokusuan tek Vladimir Putin, i cili dukej i kënaqur me organizimin e kampionatit botërorë ku në të tij ishte presidenti i FIFA Gianni Infantino.

Presidenti rus ka çdo arsye të jetë i lumtur, pasi Rusia ka organizuar një Kupë Bote të suksesshme dhe qindra mijëra të huaj po largohen me përshtypje pozitive nga vendi.

Por një gjë e çuditshme po ndodh, në kohën që Rusia vlerësohet për punën e bërë mirë, nga ana tjetër vlerësimet për Putin janë duke rënë mes rusëve.

Një studim i kohëve të fundit nga një agjenci e financuar nga shteti tregoi se besimi ndaj presidentit rus ra nga 77% në 63% që nga zgjedhjet e marsit, dhe arsyen më e madhe që besohet të jetë është një rritje e diskutueshme e moshën së pensionit, e cila u njoftua në fillim ditë e Kupës së Botës, shkruan "The Guardian".

Kupa e Botës ka kaluar pa incidente të mëdha jashtë fushës, pa dhunë apo huliganizëm dhe me shumë histori pozitive të tifozëve që udhëtuan në Rusi. Të premten, Infantino tha se Kupa Botërore e këtij viti ishte më e mira e organizuar ndonjëherë dhe e falënderoi Rusinë për organizimin e këtij aktiviteti. "Kjo është një Kupë e pabesueshme e mahnitshme. Që në fillim të turneut, ne kemi përjetuar emocione të pabesueshme nga këtu", tha ai.

Në mars, Putin fitoi një mandat tjetër gjashtëvjeçar me një shumicë prej 77% të votave në zgjedhjet presidenciale. Pavarësisht shifrave mbresëlënëse, disponimi publik rreth kohës së zgjedhjeve u shënua nga apatia, me shumë njerëz që thoshin se po votonin për Putinin, sepse nuk kishte alternativë.

Ndryshimi i pensioneve u njoftua në ditën e hapjes së turneut dhe vetë Putin është përpjekur të distancohet nga masa, por shifrat e votimit sugjerojnë se kjo nuk ka qenë e suksesshme.

Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht nga 55 vjeç në 63 për gratë dhe nga 60 në 65 vjeç për burrat. Ekonomistët thonë se është e rëndësishme të rritet mosha nga normat që u vendosën në epokën e Joseph Stalin, por masa është jashtëzakonisht e papëlqyeshme me përkrahësit e Putinit.

Vlerësimet e tij, megjithëse janë ende të larta nga standardet e udhëheqësve demokratikë perëndimorë, janë më të ulëtat që nga marsi i vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe një valë e zjarrtë patriotike nxiti popullaritetin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy