7 turistë janë bllokuar në kanionet e Langaricës në Përmet.
Mësohet se pesë prej turistëve janë nga Polonia janë mundur të shpëtohen nga policia dhe shërbimi zjarrfikës ndërkohë që një çift gjerman kanë mbetur në shpellë të bllokuar.
Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.
Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë. Për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.
Çifti gjerman kishin edhe një femijë i cili është shëndoshë e mirë dhe është nxjerrë menjëherë nga zjarrfikëset e Përmetit ndërsa prindërit e fëmijës janë në shpellë jashtë rrezikut për jetën, por burimet thonë se po presin rënien e nivelit të ujit për të ndërhyrë .



