Që pas vendimit të djeshëm të kryetarit të PD, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD, të deputetit Sali Berisha, kanë nisur edhe krisjet e para ne mesin e GP të disa deputetëve.
Edhe pse nuk u shpreh dje zyrtarisht pro ose kundër vendimit, Edi Paloka duket se e ka marrë vendimin e tij. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun e Durrësit është filmuar në një nga lokalet poshtë hyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku qëndron i ulur së bashku me deputetin Flamur Noka, dhe Agron Kuliçaj, ish-zëvendësdrejtor i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ky qëndrim i Palokës duket se tregon rreshtimin e tij pro Berishës dhe kundër vendimit të Bashës.
Edi Paloka, Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, dhe Luciano Boci, janë deri në këto momente deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të cilët kanë kundërshtuar vendimin.



