Kundërshtarët e Bashës në PD shpallin platformën: Të rizgjidhet kryetari

Kundërshtarët e Bashës në PD shpallin platformën: Të rizgjidhet kryetari

Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën e lëvizjes për ringritjen e PD-së. Ish-deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë zhvilluar sot një takim informues me gazetarët lidhur me zhvillimet e pritshme në selinë blu. Patozi është shprehur se platforma e paraqitur dje nga kritikët e Bashës rrëzon idenë e fraksioneve në Partinë Demokratike.

Bode u shpreh se kjo është një lëvizje brenda PD, e cila kërkon zgjedhje të reja në parti. Ai tha se grupi kërkon bashkimin e PD përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato për kryetarin, përmes devizës së bashkimit.
 
“Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktual, qëllimi është me i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm dhe analizë dhe zgjedhjeve. Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”, tha Bode.  

Platforma mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD si Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode e Julian Deda, por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy