Projekbuxheti i vitit 2016 shihet si një buxhet pa standarde për opozitën. Në një intervistë për tematv, deputeti i PD-së, anëtar I Komisionit të Ekonomisë, Sherefedin Shehu, thotë se jeta e qytetarëve shqiptarë nuk përmirësohet aspak në 2016, si efekt i zbatimit të buxhetit 2016. Sipas tij ulja e shpenzimeve do të thotë ulje e investimeve, ç’ka përkthehet në më pak vende të reja pune. Sipas depueteti të djathtë efekt negativ i këtij buxheti është fakti se nuk parashikohet fond për rritje pagash edhe pensionesh. Lidhur me argumentet e qeverisë se ky buxhet ul taksat dhe defiçitin buxhetor, Shehu shprehet se ulje e deficicit nuk do të jetë reale.



