Hoxha: Problematika më e madhe e të moshuarve, vetmia. Në shumë zona mungojnë njësitë e kujdesit shëndetësor (VIDEO)

Hoxha: Problematika më e madhe e të moshuarve, vetmia. Në shumë zona mungojnë njësitë e kujdesit shëndetësor (VIDEO)

Esmeralda Hoxha, përfaqësuese e qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim tha në studion e MCN Informacion se problematika më e madhe me të cilat përballen të moshuarit sot është vetmia.

Po ashtu Hoxha tha se në shumë zona njësitë e kujdesit shëndetësor për të moshuarit mungojnë.

Kemi bërë një hartëzim social, duke takuar dhe intervistuar në shtëpitë e tyre të moshuar mbi 65 vjeç e sipër. Problematika më e madhe është vetmia. Familjarët e tyre kanë emigruar. Nëse flasim për zona që logjistikën e kanë shumë herë më të vështirë për të shkuar në një qendër qyteti ku ofrohen shërbime, këto të moshuar janë të lënë mënjanë. Në shumë zona qoftë njësi të kujdesit shëndetësor, qofshin organizata të shoqërisë civile mungojnë.

Shumë të moshuar të sëmurë nuk i shkojnë nga pas. Kemi të moshuar të vetmuar. Një nënë e ve, apo një baba i ve që nuk i kanë fëmijët afër. Mundohen shërbimet sociale me aq mundësi sa kanë për t’i ardhur në ndihmë, por nëse bëjmë një llogari që nga ushqimet, pagesat, ilaçe dhe kemi pensione që e bëjnë të pamundur që një pensionist që të kujdeset për veten.

Ka dhe të moshuar që nuk e dinë që në zonën e tyre të banimit, apo dhe vetë bashkitë mund të japin diçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy