Do shiste dy mina me telekomandë, arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi (VIDEO)

Do shiste dy mina me telekomandë, arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi (VIDEO)

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pas informacioneve se qarkullonte me dy mina me telekomandë.

29-vjeçari me iniciale V.N., është ndaluar nga policia në vendin e quajtur Muzeumi, ku pas kontrollit fizik i janë gjetur dy mina me telekomandë, të cilat i kishte përgatitur për shitje.

Sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, 29-vjeçari do të shiste secilën prej tyre me vlerën prej 2000 eurosh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy minat me telekomandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy