Terror në rrugët e Italisë/ Një i ri hap zjarr mbi kalimtarët, arrestohet pasi plagosi 6 emigrantë

Terror në rrugët e Italisë/ Një i ri hap zjarr mbi kalimtarët, arrestohet pasi plagosi 6 emigrantë

Rrugët e Macherata-s në Itali janë bërë skena e një sulmi racist. Një i ri ka hapur zjarr nga makina mbi njerëzit në rrugë, duke lënë të plagosur disa prej tyre. Policia arriti të arrestonte autorin e sulmit, Luca Traini (në foto), 28 vjeç, me origjinë nga Marche, i padënuar më parë. Në momentin e arrestimit, ai ka bërë përshëndetjen tipike fashiste.

Ngjarja

Plumbat e qëlluar nga një makinë e zezë, tip “Alfa Romeo 147”, kanë terrorizuar njerëzit nëpër rrugët e qytetit. Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari nuk ka pasur një objektiv të vetëm, por ka përzgjedhur kryesisht kalimtarë me ngjyrë. Dy prej të plagosurve janë të tillë.

Të shtënat kanë vënë në alarm autoritetet lokale dhe policinë, e cila u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin në rrugë. Në momentin e arrestimit, Traini ka bërë shenjën tipike naziste, ndërsa mbate të mbështjellë rreth trupit flamurin italian. Ai ka pranuar se është autori i sulmit.

Janë të paktën 6 të plagosur, të gjithë emigrantë.     

Hakmarrje për Pamelën

Menjëherë pas ngjarjes, nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë lidhur sulmin me vrasjen e 18-vjeçares Pamela Mastropietro. Trupi i saj u gjet i copëtuar dhe i ndarë në dy valixhe 3 ditë më parë. Një emigrant nga Nigeria, që dyshohet se ka lidhje me vrasjen makabre është arrestuar.

Në profilin e nënës së vajzës romane u shfaqën menjëherë mesazhe urrejtjeje ndaj emigrantëve si “ai që e bëri duhet të vdesë”, “bastardë, do ta paguani”, “duhet dënimi me vdekje”, ndërsa nuk munguan edhe komente më specifike si “të zinjtë duhet të dëbohen, nuk mund t’i lëmë të bredhin të lirë mes nesh”.

Edhe deklaratat e nënës ishin po aq të forta. “Atyre që bënë këtë u duhet bërë e njëjta gjë”, tha ajo. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy