Policia e Beratit ka njoftuar se një person i plagosur është gjetur në Urën Vajgurore. Sipas uniformave blu shtetasi I. A është vetëplagosur me armë zjarri rreth orës 19:00, ndërsa aktualisht po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal.
Gjithashtu bëhet me dije se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.
Shtetasi I.A, është jashtë trezikut për jetën, po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



