Berisha “non grata”, Rama: Gur i rëndë në qafën e tij, fatkeqësi e madhe

Berisha “non grata”, Rama: Gur i rëndë në qafën e tij, fatkeqësi e madhe

Kryeministri Edi Rama në emisionin 'Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe shpalljen non-grata të Sali Berishës të cilën e konsideroi si "një gur mjaft të rëndë në qafën e tij".

Më tej Rama tha se nuk mbështet askënd në këtë parti dhe se Lulzim Basha dhe Sali Berisha në thelb janë e njëjta gjë.

Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha cfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik dhe banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di. Di që një aset i Shqipërisë, është në shkatërrim e sipër, Partia Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy