Kunata kap mat nusen, burri: Kisha dyshime se më tradhtonte, u kërkova të bënin video

Kunata kap mat nusen, burri: Kisha dyshime se më tradhtonte, u kërkova të bënin video

Historia tronditëse e një familjeje nga Kopliku ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, pasi u rrëfye në emisionin “Me zemër të hapur” nga një i moshuar.

Zef Nacaj nga Kamica e Koplikut rrëfeu se djali i tij Peri 32-vjeçar vendosi të emigrojë 4 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Prindërit dhe familjarët prej pak kohësh kanë konstatuar se nusja ka nisur një tjetër lidhje dashurie, por nuk është kjo drama që po përjetojnë. Ata kanë vërtetuar gjithashtu se ajo e ka bërë të dashurin pjesë të shtëpisë dhe kryen me të veprime të turpshme në sy të dy fëmijëve të vegjël 9 dhe 5 vjeç.

Në videon që ka sjellë vetë familja e burrit të saj dhe e publikon “BË duket momenti ku kunata hyn në dhomë dhe gjen nusen e vëllait në dhomë me të dashurin. E reja është pa të brendshme dhe fëmijët qajnë. Pamje tronditëse!

Zef Nacaj thotë se pasi kanë vërtetuar gjithçka, madje kanë bërë dhe një video kanë vënë në dijeni familjarët e nuses dhe djalin për atë që po ndodhte. Gjithsesi në rolin e gjyshit ai thotë se e ka të pamundur të mbrojë nipin dhe mbesën.

Ky skandal është denoncuar në institucione, por fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë me nënën e cila sipas Zefit nuk mund ta luajë dot më këtë rol.

Peri ndodhet shumë larg dhe për shkak të mungesës së dokumentacionit e ka të pamundur të vijë dhe të largojë nga ai ambient fëmijët e vegjël andaj Zef Nacaj bën apel që institucionet të reagojnë dhe të shpëtojnë mbesën dhe nipin e tij nga tmerri që po jetojnë çdo ditë.

Ndërkohë në lidhje me pamjet e filmuara dhe të transmetuara, burri emigrant, Peri Nacaj, thotë se ka kishte kërkuar që të shoqen ta vëzhgonin familjarët e tij pas dyshimeve për tradhti. Burri thotë se ideja e filmimit ka qenë e tija. “Skam folur me asnjë, as me nënën e fëmijëve të mi, as prindërit e saj dhe as fëmijëve. Por nuk e hapin telefonin. Kërkoj që t’i hiqen fëmijët. Ajo të shkojë atje ku e ka vendin. Nuk e meriton t’i mbajë fëmijët”, deklaroi burri që ndodhet në SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy