Gjirokastër/ Golemi: 15 familje të izoluara dhe 4 fshatra të bllokuar. Një masiv mali ka rrëshqitur mbi fshatin Mingul

Gjirokastër/ Golemi: 15 familje të izoluara dhe 4 fshatra të bllokuar. Një masiv mali ka rrëshqitur mbi fshatin Mingul

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi në një lidhje Live në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bëri me dije se 15 familje janë të izoluara në Gjirokastër, ndërkohë që janë evakuuar 5 të tjera. 

 

Po ashtu bëhet me dije se 4 fshatra janë bllokuar në njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri. Një tjetër problematikë që po ndiqet, bën me dije ai, është rrëshqitja e një masivi të madh mali mbi fshatin Mingul.  

 

“Situata është më e qetë në pjesën e qytetit, tashmë më e keqja ka kaluar. Qyteti i është kthyer normalitetit. Problematikë ngelet njësia administrative Antigone, dhe Lunxhëri. Kemi 4 fshatra të bllokuar, por besoj që brenda ditës 3 fshatra do zhbllokohen. Një masiv shumë i madh mali ka rrëshqitur mbi fshatin Mingul, për momentin s’është afër fshatit, por po e ndjekim me specialistët. Kemi tre banesa të dëmtuara si pasojë e rrëshqitjeve në fshatin Labovë e Zhabës. Janë zhvendosur 3 familjet, kemi 2 familje në Bashkinë e Gjirokastrës. Për tre banesa është vendosur shiriti dhe do shikohet zhvendosja totale e tyre. Në Gjirokastër janë 15 familje të izoluara, pasi ndërtimet janë bërë në krah të përroit, dhe gjithë masivi prej 2 mijë tonësh inertesh kanë zbritur nga kjo anë dhe këto familje janë zënë në çark dhe s’kanë mundësi komunikimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy