Në botë, aftësitë e jashtëzakonshme të të ashtuquajturave qeliza të origjinës ose siç njihen në mjekësi qelizave staminale njihen shumë më herët por në Shqipëri kjo praktikë realizohet që prej vitit 2011.
Deri më sot njihen rreth 80 sëmundje të cilat mund të trajtohen nëpërmjet qelizave staminale ku më të rrezikshmet janë : kancerat, limfomat, leuçemitë, tumoret solid, tumoret e syrit, tumoret e trurit, çregullimet e gjakut, talasemitë, anemitë, çrregullimet e imunitetit, sëmundjet gjenetike metabolike, sëmundjet neurologjike, sëmundjen e autizmit dhe shumë sëmundje të tjera.
Qelizat që shpëtojnë jetë merren vetëm në një moment të caktuar të jetës, direkt pas lindjes së fëmijës dhe ruhen për një kohë mjaft të gjatë, nga 20 - 25 vjet në bankat e ruajtjes së qelizave staminale. Në vendin tonë janë mesatarisht 40 çifte çdo muaj që dëshirojnë të ruajnë qelizat staminale të fëmijës së tyre.
”Mikroskop”solli për të gjithë shikuesit eksperiencën e regjisores së njohur Inis Gjoni dhe shpjegimin e hollësishëm të biologes molekulare Suada Muçaj dhe mjekes gjinekologe, Mimoza Keta.



