Përfundon stërvitja “Defender-21”, SHBA: Do të jemi gjithmonë krah për krah!

Përfundon stërvitja “Defender-21”, SHBA: Do të jemi gjithmonë krah për krah!

Ambasada e SHBA ka publikuar pamje nga stërvitja Defender Europe 2021, duke njoftuar gjithashtu se kjo stërvitje ka mbaruar. Në një status në rrjete sociale, ambasada thotë se “do të vazhdojmë të stërvitemi së bashku dhe të qëndrojmë krah për krah gjithmonë”.

Gjatë muajve maj dhe qershor, Shqipëria mikpriti aspekte të rëndësishme të Defender Europe 2021, stërvitja vjetore shumëkombëshe e përbashkët e në shkallë të gjerë, e krijuar për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve partnere.

Më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende zhvilluan pothuajse në të njëjtën kohë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi e në më shumë se një dyzinë vendesh nga Balltiku në Ballkan dhe Rajonin e Detit të Zi. Shihni disa momente kulmore nga stërvitja! Edhe pse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë #KrahPërKrah, gjithmonë”, shkruan ambasada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy