Komiteti i Ekspertëve ka propozuar masa të reja kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në mbledhjen e sotme është propozuar kufizimi i lëvizjeve pas orës 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, me efekt trejavor.
Gjatë këtij orari do të jenë të mbyllura edhe baret dhe restorantet.
Masat hyjnë në fuqi nga e mërkura.
"Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve", tha Mira Rakacolli.



