Vrasja e policit Xhuliano Prela/ Gjendet arma e krimit, merren të pandehur 2 persona (VIDEO)

Vrasja e policit Xhuliano Prela/ Gjendet arma e krimit, merren të pandehur 2 persona (VIDEO)

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza "Moskallëzim Krimi".

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28-dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Pas veprimeve hetimore ndaj dy të rinjve u ngritën akuzat E “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Por më pas përgjegjësia penale e Redion Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së tij, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë.

Madje ekspertët, shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës. Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave të siguruara nga policia dhe prokuroria.

Aktualisht çështja është në gjykim paraprak dhe do të jetë gjykata që tashmë do të vendose kalimin për gjykim themeli apo rikthimin në prokurori për plotësim hetimesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy