Kërkohet marrëveshje për targat, nisin negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel

Kërkohet marrëveshje për targat, nisin negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel

Ka nisur sot në Bruksel takimi midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje për targat.

Pas bisedës kokë më kokë Bislimi- Lajçak, në takim bashkohen edhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës.

Më herët sot Lajçak zhvilloi takime me delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviç.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh mes përfaqësuesve të Kosovës, Serbisë dhe BE-së.

Sjellim në vëmendje që Brukseli ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes, në mënyrë që të mos ketë tensione mes dy vendeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy