Marrëdhëniet me Erdoganin, Iliazaj: Rrezikojmë të importojmë edhe kulturën politike

Marrëdhëniet me Erdoganin, Iliazaj: Rrezikojmë të importojmë edhe kulturën politike

Intensifikimin e marrëdhënieve me Turqinë përgjatë viteve të fundit, gazetari Ervis Iliazaj, e sheh si potencial për importimin edhe të kulturës së saj politike në Shqipëri. Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, Iliazaj tha se vendi ynë është ende vulnerabël ndaj pushteteve autoritariste dhe e ka më të domosdoshme prezencën europiane sesa atë turke.

Nuk kam asnjë gjë nëse Shqipëria ka aelat Turqinë. Ajo që më shqetëson mua është nëse Shqipëria do të kishte të vetmin aleat Turqinë, që kohët e fundit më duket se ka ndodhur. Mua nuk më shqetëson që Rama shkon e viziton Erdoganin. Më shqetëson fakti se ajo vizitë është e vetmja vizitë diplomatike që Rama ka bërë së fundmi. Marrëdhëniet e shpeshta me një lider që unë nuk e preferoj… kur këtu ka gjithnjë e më shumë investime turke, ka rrezik që ajo kulturë politike të importohet edhe në vendin tonë. Vendi ynë është akoma vulnerabël ndaj autoritaristëve. Prezenca në Shqipëri duhet të ishte më shumë europiane sesa turke”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy