Memelli rendit gabimet e arbitrave ndaj Skënderbeut: Korçarët gati të futet në fushë pas padrejtësive

Memelli rendit gabimet e arbitrave ndaj Skënderbeut: Korçarët gati të futet në fushë pas padrejtësive

Trajneri i Skënderbeut, ka shpërthyer në akuza, se skuadra e tij është dëmtuar nga arbitrimi në 9 javë kampionat, teksa i ka renditur edhe rastet kur ekipi i tij është ndëshkuar. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Memelli thekson se populli korçar është irrituar nga situata me arbitrat dhe ështl gati të futet në fushë kundër padrejtësive. 

“Ndeshja e parë me Tiranën, Zguro ndëshkohet me të kuq për faull të paqenë më parë. Penallti në ndeshjen e dytë me Partizanin. Shkojmë në Krujë nuk punon VAR, me Dinamon Skuka e merr topin me dorë dhe nuk ka VAR. Prap në Laç nuk punon VAR. Sot ndaj Teutës, punoi VAR, por jo arbitri. Unë qorr jam, por jo kaq gabime në 9 javë. E prek Daja me dorë dhe nuk jepet penallti. E thotë edhe neni këtë. Pas kësaj, kishte penallti të dytë, por jepet offside. Penalltia ishte para pozicionit jashtë loje. Ndëshkohemi në 9 javë. Këta futen në në tymnajë që vetë po e gatuajnë. Më thoni pse në disa ndeshje, disa gjyqtarë ia lënë VAR-it çdo gjë, ndërsa në disa të tjera nuk e lënë. 

Kam 120 mesazhe. Është bërë populli në Korçë gati të futet në fushë për padrejtësitë që po na bëhen. Pse na bëjnë këtë?! I presim të gjithë mirë. Ofrojmë çdo lloj komoditeti gjyqtarëve dhe shikoni çfarë ndodh.  

Është një akumulim i punës së madhe të futbollistëve dhe ne si staf, që kalojmë vështirësi të mëdha. Nëse na merrni si kalamaj dhe na merrni me shpulla po ju them STOP, nuk i bëjnë dëm Skënderbeut, por futbollit shqiptar. Populli është shumë i irrituar. VAR nuk na ka punuar në 4 ndeshje. As pozicioni jashtë loje nuk ishte te rasti i dytë për penallti”, u shpreh Memelli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy