
Ftesës së opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, i janë përgjigjur mijëra persona.
Por këta protestues të dalë në rrugët e kryeqytetit rus Moskë dhe jo vetëm, janë përballur me policinë.
Më konkretisht, janë rreth 2500 persona të arrestuar mëngjesin e sotëm në Rusi, ndërsa protestonin kundër luftës në Ukrainë.
Ky denoncim vjen nga sajti i të drejtave civile, Ovd, duke shpjeguar se protestat u shtrinë në 35 qytete ruse.
Mes të arrestuarve janë edhe të mitur, të cilët dolën në sheshe bashkë me prindërit.
Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, më 24 shkurt, ku nga sulmi dhe kundërpërgjigja janë vrarë me mijëra vetë, rusë dhe ukrainas.



