Trualli i Teatrit/ Kalaja: Bashkia mori në pronësi vetëm 1126m2 nga 5522m2 (VIDEO)

Trualli i Teatrit/ Kalaja: Bashkia mori në pronësi vetëm 1126m2 nga 5522m2 (VIDEO)

Ky është dokumenti original i truallit të Familjes Libohova me një sipërfaqe prej 10625m2 ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Godina e Teatrit Kombëtar. Në tetor vitin 1938 familja Libohova e shiti këtë sipërfaqe tek nga Francesko Jakomoni për llogari të Mbretërisë Italiane, e cila do të ndërtonte më pas godinën e një Teatri. Pas tërheqjes së Mbretërisë Italiane nga territori i Shqipërisë, ky truall iu dhurua qeverisë shqiptare me një klauzolë të veçantë. Por sic mund të shihet në këtë dokument të dytë, sot sipërfaqja e truallit është përgjysmuar në 5522 metra katrorë, ku një pjesë e pronës i është shitur edhe privatit.

Sipas avokates Adriana Kalaja, përvetësimi dhe copëtimi i truallit të dhuruar nga mbretëria Italiane është bërë në mënyrë abuzive.

“Ka marr secili nga një copë ndërvite, madje edhe vet institucionet MIE etj kanë hyrë në territor”..

Kalaja thotë se brenda 3-4 ditëve Bashkia e Tiranës përvetësoi në mënyrë të përshpejtuar vetëm 1126 metër katror duke shembur një godinë që nuk kishte pronësi mbi të.

Avokatja thotë se i trembet edhe nxjerrjes nga lista e monumenteve të kulturës edhe të disa godinave të tjera, për t’ë ndërtuar kulla.

“Muzeu dhe teatri i kukullave, ish-parlamenti.. mund të prishen te bëhen kulla”.

Në paditë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke përgatitur po shqyrton historikun e pronës së Familjes Libohova për të dalë në shkelje të tjera ligjore dhe juridike nga ana e institucioneve shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy