Pakistan, të paktë 9 të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Pakistan, të paktë 9 të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Një zyrtar i qeverisë lokale ka thënë se një bombë e vendosur në rrugë, ka goditur një mini-autobus në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 9 persona.

Arif Khan, zyrtar në qytetin Parachinar, ka thënë se shpërthimi goditi një minibus që po udhëtonte përgjatë rajonit të banuar me shiitë, në zonën fisnore të Kurram, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Kjo zonë, që një kohë të gjatë ka qenë skenë e dhunës sektare.

Khan ka thënë se një grua dhe dy fëmijë janë në mesin e viktimave. Nga ky shpërthim po ashtu janë plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë oër sulmin. Por talibanët në Pakistan dhe grupe të tjera militante sunite, shpesh sulmojnë minoritetin shiit. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy