
Negociatorët rusë dhe ukrainas u takuan sërish sot. Kievi njoftoi se ka kërkuar armëpushim dhe korridore humanitare për të evakuuar qytetarët e rrethuar.
Qindra ushtarë rusë dhe civilë ukrainas janë vrarë që kur Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat në Ukrainë më 24 shkurt. Prej atëherë, sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë sa vijnë e shtohen.
Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga vendi në vetëm shtatë ditë, një nga eksodet më të shpejta që mbahen mend.
Negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mikhailo Podolyak postoi në Tuiter një foto të delegacioneve në një tryezë konferencash në një vend që mbetet i papërcaktuar. Ukrainasit mbanin xhaketa luftarake dhe xhaketa dimërore; rusët mbanin kostume dhe kravata.
Podolyak tha se Ukraina do të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe "korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara ose të bombarduara vazhdimisht".



