Indi- Shtatë persona, mes tyre një foshnjë, u vranë këtë të diel pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në malet Himalaje.
Piloti dhe gjashtë pelegrinët në bord po ktheheshin nga tempulli Kedarnath kur helikopteri u rrëzua.
“Shërbimet e emergjencës janë dërguar në vendngjarje”, tha Pushkar Singh Dhami, kryeministër i Uttarakhand.
Sipas ekspertëve aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.
Tempulli Kedarnath, i dedikuar perëndisë hindu Shiva, ndodhet në një lartësi rej 3584 metrash.
Ai frekuentohet nga pelegrinë nga e gjithë vendi gjatë verës, duke e bërë më të arritshëm pas disa orësh ecjeje të mundimshme.
Kompanitë e qirasë së helikopterëve janë shfaqur atje për të transportuar pelegrinë të pasur në vende fetare. Majin e kaluar, gjashtë pelegrinë dhe një pilot u vranë gjithashtu në rrethana të ngjashme.



