Një turiste humbi jetën dhe një person tjetër mbeti i plagosur si pasojë e shembjes së një ure xhami në Indonezi.
Teksa pozonin për fotografi, u dëgjua një zhurmë e madhe teksa disa panele xhami u thyen papritur, duke shkaktuar rënien e një gruaje.
E dërguar me urgjencë në spital, turistja gjeti vdekjen gjatë transportit.
Një tjetër person pësoi lëndime të lehta, ndërsa dy turistë të tjerë arritën të shpëtojnë veten duke u kapur pas kangjellave të sigurisë.
Punonjësit në Urën Geong thanë se ura ishte bërë nga panele xhami të kalitur rreth 1 cm të trasha dhe se atraksioni kontrollohej dhe pastrohej çdo ditë, duke shtuar se nuk ishte gjetur asnjë parregullsi para aksidentit.



