Jorgo Goro pritet të dalë në Gjykatë për tu njohur me masën e arrestit bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij sa i përket tjetërsimit të një prone nga shtetërore në private në fshatin Gjilek.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live u shpreh se nga dosja e siguruar Goro ka deklaruar se nuk ka kaluar një pronë shtet në atë privat, por Gaçi ka pasur dokumentet dhe e ka fituar me vendim gjyqësor.
Pas 30 minutash GJKKO pritet që të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorit Ols Dado dhe drejtuesit të SPAK Altin Dumanit të cilët kanë vendosur një sekuestro për 5512 metra katrorë në plazhin e Gjilekës sipërfaqe toke e cila sipas hetimeve rezulton se është një tokë shtetërore e tjetërsuar me firmën e kryetarit të bashkisë Jorgo Goro dhe bashkëpunëtorët e tij punonjës të asaj bashkie.
Më pas e certifikuar dhe tjetërsuar nëpërmjet transaksionit bankar në vlerën e 12.6 mln lekëve nga Savri Mhilli te kompania e Artan Gacit, bashkëshortit të ish ministres Olta Xhaçka. Hetimet vijojnë të jenë të hapura, ndërsa sot në 11:30 përpara gjyqtares Rudina Palloi do të dalin të hetuarit dhe dyshuarit për këtë vepër penale të falsifikimit kryer në bashkëpunim dhe shpërdorimit të detyrës, ku i pranishëm do të jetë dhe Jorgo Goro.
Nga dosja e siguruar nga MCN ai ka deklaruar se ‘është në kompetencën e bashkisë që të shmangë konfliktin ndërmjet qytetarëve në territorin e saj dhe për këtë arsye unë kam marrë një vendim, por nuk kam kaluar një pronë shtet në atë privat , por Gaçi ka pasur dokumentet dhe e ka fituar me vendim gjyqësor.
Por SPAK thotë se i gjithë ky falsifikim ka ndodhur për të kaluar në pronësi të Gaçit i cili më pas ka marrë dhe statusin e investitorit. Vlera e ulët e transaksionit bankar për atë truall është një tjetër pikë ku është ndalur SPAK.



