
Analisti Plator Nesturi në studion e MCN Live ka komentuar vizitën e Bill Clinton në Tiranë duke u shprehur se ai aktualisht nuk ka më ndikim në politikëen amerikane por që ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës. Ai tha se mesazhet e Clinton ishin përtej Shqipërisë dhe se kjo e fundit ka bërë politikë rajonale, kriter i NATOs. “Kemi të bëjmë me Clinton që ka qenë president i SHBA, por ato kanë pasur shumë president dhe Bill Clintion aktualisht nuk ka më ndikim në politikën amerikane, por sigurisht që ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës. Padyshim duke qenë ish president dhe njeri kaq influent pavarësisht se nuk është më në jetën zyrtare politike aktiv, këto ngrenë peshë, por kjo ishte mirënjohje nga Bill Clinton. Ndërsa elementët politikë që ne duam ti fusim në mes zerohen, sepse nuk kanë ndonjë peshë apo vlerë, ai e ka bërë aktin e vetë, një aksion kaq të madh ndërkombëtar i cili ndikon sot jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin. Kemi të bëjmë me shumë elementë, ka simbolika që dhe vetë Clinton kur ishte në Kosovë ka thënë ne kemi bërë luftën ju bëni paqen. Mesazhet e tij ishin përtej Shqipërisë, ishin për rajonin, prandaj mund të themi se kemi një qëndrim që janë në një frekuencë të paktën në mesazhet që dha është se qëndron në të njëjtën konsekuencë me SHBA. Tani nëse duam të bëjmë politik se e kemi qejf apo inat Ramën pak rëndësi ka”. Në vijim ai shtoi se Rama ka meritën që politikën e jashtme e ka orientuar qartë dhe prerë me boshtin e aleancës që duhet të ketë Shqipëria, që janë SHBA dhe NATO. Sipas tij, në këtë kuadër ka një kohezion shumë të madh, prandaj nuk e pranoj se Rama është politikani më i papranueshëm në Kosovë. “Në politikën e jashtme këtë duhet t’ja njohim, e ngriti në një stad tjetër më rajonal dhe kjo është një qasje tjetër që është në përputhje me politikat e Natos, BE lidhur me atë që quhet politikë rajonale. Në këtë përpjekje që është pasur padyshim që ka shumë sfida dhe problematika që duhet të luash herë pas here, por që duhet ta luash dhe ky është kontributi që po luan Shqipëria”.



