Dritan Taulla, zv.president i KRIK, në një lidhje direkte për të folur mbi monitorimin e partive për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, tha se financat nuk pasqyrojmë plotësisht realitetin dhe kjo u pa kur u kërkua të sqaroheshin për shpenzimet e reklamave. Sa i takon udhëzimit të marrë sot, Taulla tha se nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor nga ato që janë përdorur nga zgjedhjet parlamentare. Në këto kushte, sipas tij, duhen rregullime në kuadrin ligjor.
Sigurisht që duhet ndërhyrje nuk di të them nëse është e qëllimshme apo nuk dinë ta lexojnë por mund të gjykohen se janë të dyja deri në një farë mase. Ka dhe raste që janë fshehur apo nuk janë raportuar të dhënat siç është për shembull fushata hije nga biznese që harxhojnë para për një subjekt politik, por që nuk janë qartazi të lidhura me këto parti. Krik Albania ka rekomanduar prej kohësh se kjo duhet të rregullohet patjetër në kuadrin ligjor, sidomos anë reklamat politike të bëra në Facebook apo Instagram, ku janë shpenzuar shuma të mëdha parash për një subjekt politik. Vlen të thuhet se KQZ duhet të jetë në fazat e fundit të identifikimit financiar të zgjedhjeve të shkuara, i cili më pas do kulmojë me subjektet zgjedhore që mund të kenë thyer legjislacionet.



