Anuela Ristani: Plani urbanistik i Tiranës është përshtatur me sfidat që sjell ndryshimi i klimës

Anuela Ristani: Plani urbanistik i Tiranës është përshtatur me sfidat që sjell ndryshimi i klimës

Në emisionin “Stay Tuned”, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u ndal te ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre në Tiranë. Ristani tha se përtej investimeve në përputhje me sfidat e së ardhmes, Bashkia synon edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Kur isha e vogël në Tiranë, fillonte shiu në tetor dhe mbaronte në prill apo maj. Çdo ditë kishte shi. Tirana ishte e lagësht gjithë kohës. Për të paktën 15-20 vitet e fundit, shiu që bie është gjithmonë i rrëmbyeshëm. Ky është një kampion i vogël i asaj që ndodh në planet.

Ne jemi një lojtar i vogël në arenën globale. Ka dy aspekte: ne vërtetë nuk jemi konsumatorë të mëdhenj të energjisë apo ndotës të mëdhenj, por efektet i ndiejmë njësoj si në Nju-Jork.

Duhet ta ndryshojmë, por edhe të përshtatemi me ndryshimin e klimës. Duhet të përfshihemi të gjithë. Është edhe çështje burimesh, por duke i përfshirë të gjithë rrisim ndërgjegjësimin. Ne kemi bërë disa gjëra. Në planin urbanistik parashikohet jo vetëm mënyra si ndërtohet në Tiranë, por dhe kanalizimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy