Otava shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Bakalli: Protesta paqësore, të tejngopur nga masat antiCovid

Otava shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Bakalli: Protesta paqësore, të tejngopur nga masat antiCovid

Banorët në Kanada kanë dalë në protesta kundër masave anti-covid, ndërsa Otava ka shpallur dhe gjendjen e jashtëzakonshme. Lidhur me situatën atje, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV aktivisti shqiptar që jeton në këtë shtet Nador Bakalli deklaroi se protesta është paqësore dhe ka frymën e lirisë.

Ai shtoi se kemi të bëjmë me një protestë qytetare, dhe se sipas tij në këtë periudhë janë të tejngopur përsa i përket masave antiCovid kur mbi 90% e popullsisë janë të vaksinuar.

Faktikisht protesta nuk ka dalë jashtë kontrollit, kjo është një përgjigje e dhënë nga narrativa e përgjithshme e mediave. Mund të ketë krijuar bezdisje në zonën ku janë stacionuar kamionët, por ata janë siguruar që të lihen të lira korsitë e emergjencave. Kemi të bëjmë me një protestë paqësore, nuk është hedhur asnjë gotë kafe në tokë, ka zgjuar frymën e lirisë dhe në shumë vende të tjera të botës. Kemi të bëjmë me një protestë qytetare të kontrolluar dhe paqësore.

Ka një numër të madh shqiptarësh aty të cilët janë tashmë të tejngopurit nga masat antiCovid që nga nisja e pandemisë. Kemi mbi 90% të popullsisë së vaksinuar, por kjo është një protestë për lirinë e zgjedhjes për të futur diçka në trup. Ne kemi valëvitur flamurin tonë kombëtar aty paqësisht. Komunitetet etnike në Kanada i kanë përkrahur këto protesta dhe do vazhdojnë ti përkrahin deri në përfundim të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy