
Në programin "Zgjohu me MCN", u shfaq historia emocionuese e çiftit shqiptaro-kanadez, Irma dhe Nik, të cilët u njohën në vendin e punës në Kanada.
Ata ndanë me shikuesit rrugëtimin e dashurisë së tyre, nga njohja e parë deri te dasma që vendosën ta bëjnë në Shqipëri.
Irma:
Niko ka pasur dëshirë që të mësojë gjuhën shqipe dhe u mundua ta mësojë vetë.Kur ishim në Kanada, ai mori iniciativën për të mësuar rreth vendit tim dhe njëherë, pasi qëndruam për një darkë, ai më ftoi të vizitoja familjen e tij kanadeze. Ky ishte fillimi i gjithçkaje.
Në fillim, gjithçka ishte miqësore, pasi e dija që Niko ishte një djalë shumë miqësor dhe nuk e kisha parë si diçka romantike. Por kaluan disa kohë dhe mësova të shihja në të më shumë se një mik.
Gjatë darkës së parë, Niko më tregoi pasionin për kitarën, dhe për herë të parë, ai më luajti këngën e Elita 5, 'Te pres'. Ky ishte momenti që u afrova më shumë me familjen e tij, pasi ata më pranuan si pjesë të saj që në fillim.
Pavarësisht se ne u takuam për herë të parë me maska, kur hyra në shtëpinë e tij, heqja e maskës ishte një moment i veçantë.
Për mua si femër, ishte pak e turpshme, por kaluam çdo pengesë.
Niku:
Ne u njoftuam në punë dhe e ftoj Irmën për një darkë me familjen time.Në fillim nuk mendova për diçka serioze, por me kalimin e kohës, fillova ta shihja Irmën për inteligjencën dhe bukurinë e saj.
Në fillim ishim miq, por më pas dashuria erdhi natyrshëm.
Kur njerëzit nga Kanadaja erdhën në Shqipëri, ata u mahnitën nga vendi, ushqimi dhe kultura juaj mikpritëse. Ata e shijuan çdo moment dhe mezi presin të kthehen përsëri.
Irma dhe Niku sollën në vëmendje dasmën që organizuan në Shkodër ku Niku luajti me kitarë kënga nga ‘Elita 5’.
Dasma jonë në Shqipëri ishte një ngjarje e veçantë.
U munduam të bëjmë një dasmë që përfshinte zakonet dhe traditat tona, duke i bashkuar ato dy kultura.
Niko ka mësuar disa valle tradicionale shqiptare dhe madje ka veshur jelek shqiptar.
Kënga e 'Elita 5' që ai luajti për mua ishte një surprizë e bukur, dhe unë nuk mund të ndaloja së kërcyeri, pa marrë parasysh se si ndihen nuset zakonisht.



