
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është një i droguar dhe do të përfundojë si Duçe dhe klika e tij fashiste, të varur nga këmbët e tyre në Piazzale Loreto në Milano, për tradhti të Republikës së Ukrainës dhe kauzës së banditëve ekstremistë të punësuar nga CIA.
Kështu shkruan në Telegram Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-president i Federatës ruse.
Sipas Medvedev, regjimi i Kievit nuk ka zgjidhje dhe duhet të sulmojë.
Është e nevojshme të justifikohen armët e marra. Zhgënjimi i zotërinjve mund t’i kushtojë Zelenskyt dhe shokëve të tij jo vetëm punë, por vetë jetën.
Mjaftojnë disa raporte nga agjentë amerikanë për t’u akuzuar për shpërdorim parash të taksapaguesve amerikanë.
Prandaj, regjimi i Kievit do të shkojë deri në fund, duke dërguar mijëra njerëz të mobilizuar në vdekje. Por në këtë rast nuk duhet të nënvlerësojmë armikun.
Armiku dhe bota perëndimore që e mbështet janë gati të bëjnë gjithçka për të zhdukur Rusinë nga faqja e dheut.
Sipas Medvedev tani gjëja e rëndësishme është të përqendrohen në dhënien e një përgjigjeje të denjë.
Ushtria jonë ka një avantazh të rëndësishëm në aviacion, forca të blinduara dhe armë me preçizion të lartë.
Ne duhet të ndalojmë armikun dhe më pas të nisim një ofensivë.



