IKMT bën bilancin e objekteve të shembura në Velipojë dhe Ksamil

IKMT bën bilancin e objekteve të shembura në Velipojë dhe Ksamil

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar gjatë këtyre ditëve me prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, nisur nga e hëna.

Në një bilanc të bërë, IKMT bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18. Sakaq, ka nisur edhe pastrimi i inerteve në zonat ku janë shembur ndërtimet.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy