
E keni rruar ndonjëherë fytyrën? Kjo praktikë nisi që nga lashtësia. Printimet japoneze që datojnë nga shekulli XVI tregojnë gratë që rruhen; Mbretëresha Elizabeth I rroi të gjitha fytyrën, duke përfshirë vetullat; dhe Marilyn Monroe dhe Elizabeth Taylor e praktikonin shumë.
Por cilat janë përfitimet e rruajtjes për gratë? Çlirohet nga qimet e padëshiruara të fytyrës; heq lëkurën e vdekur; zbut fytyrën; dhe vepron si platforma perfekte për makijazhin dhe çdo produkt tjetër bukurie.
Dhe anët negative? Rreziku i prerjes së vetes. Ekspertët e bukurisë sugjeron ta bëni kur jeni esëll dhe të mos përdorni briskun e vjetër të ndryshkur të babait.
Çfarë duhet të përdorni? Nëse do ta provoni në shtëpi ka shumë brisqe, makinë prerëse dhe rroje elektrike të dizajnuara për këtë qëllim. Ekziston gjithashtu një varg mjetesh "dermaplaning" të disponueshme, nëse jeni të gatshëm të paguani 50 euro ose më shumë për atë që në thelb është një brisk i zbukuruar.
Çfarë është ‘dermaplaning’? Është një lloj ‘exfoliation’ që praktikohet nga një ekspert i bukurisë. Lëkura e vdekur dhe pushi i fytyrës hiqen për t'i lënë vendin një lëkure të shndritshme. Efektet thuhet se zgjasin rreth tre javë.
Dhe për ju që mendoni se qimet rriteshin më shpejt dhe më të ashpra nëse rruheni rregullisht, ky është një mit. Nuk ka asnjë provë që rruajtja inkurajon rritjen më të shpejtë të qimeve.
Burimi: Glamour



