Caca: Bregdetit po i vihet kazma, është manipuluar harta e zonës së mbrojtur

Caca: Bregdetit po i vihet kazma, është manipuluar harta e zonës së mbrojtur

Pak ditë më parë, banorët e Manastirit në Sarandë zhvilluan një protestë para hipotekës duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik mbi Plazhin e Pasqyrave. Gjergji Caca, arkitekt, thotë se krahas problemevetë mbartura në vite, çështja e pronës është komplikuar nga ligji i zonave të mbrojtura.

Planet e zhvillimit nuk janë të mira për publikun në një pjesë të madhe. Historikisht, në asnjë hartë që unë kam konsultuar nuk ekziston një fshat me emrin Manastir. Nga videot që kam parë, ata që protestojnë ose janë të zbritur nga fshatrat e Tepelenës. Ose.. pra është një gjë e krijuar.

Do ta nisim me 7501. Po të shikojmë një pjesë e madhe dhe nga hartat kadastrale janë disa rripa të drejtë. Ndarjet kanë qenë nga ish-toka bujqësore. Aty është një lokacion antik, por nuk janë vendbanime. Ngjitur me këtë manastir del një pronar që rastësisht është nga Lazarati i Gjirokastrës. Pra nga 7501 janë ca rripa parcelash, tani vijmë në 2006 që është ligji i legalizimeve.

Këta që protestojnë kërkojnë të drejtën që u është dhënë me ligj, por duhet të marrim parasysh se çfarë toke iu dha. Nuk duhej të ishte lejuar në këto 30 vjet të ndërtohej në një zonë të mbrojtur. Nga ligji i legalizimeve e kanë të drejtën.

Këta bënë një ligj të ri dhe po të shikosh hartën e re të mbrojtjes, edhe te kjo kanë gënjyer. Ai investimi ka zënë 20% thonë këta. Por duke mos qenë me koordinata, ti nuk ke si e përcakton.

Kësaj pjese të bregdetit që duhej të ishte e mbrojtur, po i vihet kazma në mënyrën më spektakolare. Është manipuluar harta e zonës së mbrojtur. Opozita duhej ta mbronte me fakte, por opozitës i kanë shteruar ekspertët.

Caca shtoi se Shqipëria nuk ka krijuar ende kushtet për turizëm cilësor.

Nuk mund të bësh turizëm nëse nuk ke shërbime. Në momentin që thua kam një numër të caktuar shtretërish, është numër shërbimi, jo krevatesh. Pra, duhet ta nisësh nga uji, dritat, rrugët e të gjitha me radhë. Te ne nuk ka resorte të mirëfillta, janë të sajuara. Zoti na ka vendosur në një rajon të mrekullueshëm gjeografikisht, ne nuk e di ku na gjeti që na solli këtu.

Paqartësitë për pronat sipas Cacës, dekurajojnë edhe investitorët e huaj.

Rama tha që legalizimeve do t’u jepet fund. Nuk po e shohim. Asnjëri këtu nuk ka punuar për t’u dhënë fund. Hipoteka është një regjistër. Siç jemi ne në e-albania, ashtu duhet të jetë e regjistruar edhe prona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy