Deputetja demokrate i përgjigjet Preç Zogajt: Humbja ka targën tënde, ke 25 vjet që përdridhesh

Deputetja demokrate i përgjigjet Preç Zogajt: Humbja ka targën tënde, ke 25 vjet që përdridhesh

Deputetja demokrate, Albina Deda, e quan tradhti dhe paburrëri qëndrimin e kandidatit të PD-së për Lezhën, Preç Zogaj, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Deda, e cila ka qenë deputete e këtij qarku gjatë legjislaturës 2013-2017, thotë se Zogaj me qëndrimet e tij vitet e fundit sa në një krah sa në tjetrin bëri që të mos zgjidhej deputet nën siglën e PD-së. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Zogaj kandidonte i katërti në listën e PD-së së Lezhës, por nuk arriti të fitonte. 

Edhe ti Preç?!
(Reagim)

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti.

Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet.

Z.Basha e nominoi ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin.

Kjo humbje ka thjesht targen tende Preç Zogaj!

Po ashtu prononcimi yt i sotem dekonspiron, se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD.

Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha, ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali :"Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise". AD

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy