
Çështjen “Pandora Papers” gazetari Shpëtim Nazarko e ka cilësuar si një histori bosh që nuk arrin asgjë. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Nazarko tha se “Pandora Papers” do të përfundojë si Panama Papers. Sipas tij shqiptarët nuk kanë mundësi ti fshehin paratë njëlloj si Berluskoni dhe se nu ki çojnë atje.
“Ka ardhur momenti që këtu të flitet me satirë. Pandora që është një histori bosh, kot që nuk arrin ndonjë gjë. Nuk janë si në Itali që Berluskonin vajti ta kërkojë shefi i madh, i cili u dorëzua, kurse në Shqipëri nuk çojnë atje. Ne nuk kemi mundësi ti fshehim si Berluskoni. Kjo kutia e Pandorës do përfundojë si Panama Papers. Nëse do që hajdutët ti fusësh brenda nuk ka nevojë për reforma, është shumë e thjeshtë sepse shumica e tyre janë budallenj. Merri dhe thuaj që nesër do vihen në blogun personal makina dhe shtëpia juaj dhe të nesërmen është e zgjidhur. Nëse një ministër ka një shtëpi 5 milionë euro nuk ka nevojë për reforma”, tha Nazarko.



