Hillary Clinton i del në krah kryeministres finlandeze

Hillary Clinton i del në krah kryeministres finlandeze

Sanna Marin nuk është vetëm. Pasi videot e publikuara të kryeministres finlandeze duke kërcyer dhe festuar me miqtë ndezën kritika, ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja presidenciale e SHBA-së, Hillary Clinton, u shpreh në mbështetje të Marin.

Në një postim në Twitter të dielën, Clinton ndau një foto të saj duke kërcyer në një bar gjatë një vizite pune në Kartagjenë, Kolumbi në vitin 2012, dhe inkurajoi lideren finlandeze të "vazhdonte të kërcente".

36-vjeçarja Marin falënderoi Clinton për mbështetjen e saj.

Në Finlandë, videot po ndezin ende debate, ndërsa ish-sekretari i Partisë Social Demokrate të Marin, Mikael Jungner, e akuzoi atë për ndarje të vendit.

Pas shfaqjes së pamjeve, në të cilat një pjesëmarrës në festë dyshohet se përmendte kokainën, Marin bëri një test droge, duke rezultuar negativ.

Gratë në mbarë botën i janë përgjigjur sagës duke shpërndarë videot e tyre duke kërcyer, duke i etiketuar ato me një hashtag #SolidaritywithSanna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy